E enjtja do të jetë vendimtare për Sali Berishën i cili e konsideron të pavlefshëm verdiktin që e mbylli nën arrest shtëpiak.

Gjyqtarja e apelit Iliriana Olldashi do të mendohet  për disa orë, mbasi dëgjoi SPAK-un që këmbënguli mbajtjen e ish kryeministrit nën arrest shtëpiak dhe mbrojtjen që kundërshton, tanimë jo me Kritika ndaj shkallës së parë por edhe ndaj Apelit.

“Vendimi për të mos administruar sot dosjen e përjashtimit të gjyqtares Irena Gjoka, është një shkelje shumë e rëndë e Gjykatës së Apelit, çka përbën një përgjegjësi të madhe për gjyqtaren e çështjes sepse nuk mund të gjykohet në gjerësi, në objektivitet, në mënyrë të gjithanshme, nëse nuk administrohen të gjitha provat”, shprehet Genc Gjokutaj.

Në të njëjtën ditë në gjykatë është edhe Jamarbër Malltezi që do të pyetet.

Një kërkesë e dytë e Berishës do ta detyrojë gjykatën të zbresë në seancë në datën një shkurt, ku do të vlerësohet  nëse është apo jo i drejtë konkluzioni i SPAK, për të mos e lejuar ish kryeministrin që  të shkojë në parlament

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK të martën, ku dhe ju përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA