U përplas në vijat e bardha disa ditë më parë, kush është 36-vjeçarja që ndërroi jetë mbrëmë në spital (Foto+Emri)

24/01/2024 13:46

36-vjeçarja, e cila u aksidentua më 14 janar të këtij viti në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet dhe ndërroi jetë një natë më parë në spital është Merita Ferracaku.

Si pasojë e dëmtimeve të marrea, ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Aksidenti ndodhi më 14.01.2024 rreth orës 23:00, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në drejtim të Shkozës,, në vizat e bardha.

Menjëherë pas ngjarjes ajo u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë një ditë më pas më 15.01.2024, në orën 01:30, është arrestuar shoferit 22-vjeçar R. A., banues në Tiranë. Mbi të rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi i riu, nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA