Trafikonte armë zjarri në Tiranë, bie në pranga 31-vjeçari, sekuestrohen pistoletë, kallashnikov dhe municion luftarak

24/01/2024 08:41

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për trafik armësh.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, policia ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin Rubenc Caka, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit Artan Shaqiri, 24 vjeç, dhe Muharrem Bega, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit Artani dhe Muharremi siguronin armë zjarri të cilat ia shisnin shtetasit Cakajt dhe më pas ky i fundit i shiste tek persona të tjerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA