Psikologia Edlira Durmishaj, e ftuar në Top Story, për temën se a po kryen krime duke u fshehur pas fesë, referuar rastit të mjekut Dervish Hasi, i cili abuzoi seksualisht me një të mitur, tha se morali duhet t’i ndalojë njerëzit të bëjnë këto veprime.
“Besoj si shumica e shqiptarëve, një ngjarje shokuese e dhimbshme, kryesisht për familjarët. Ka ardhur momenti për të vendosur disa fasha për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, të vajzave në veçanti. Kemi bërë që secili nga këto individë ta përkthejë te vetja duke justifikuar te instiktet, prirjet.
Thelbi është çfarë e bën një 14 vjeçare të përfshirë në marrëdhënie seksuale kaq të hershme. Nga aspekti i një besimtareje, më ka bërë të ndihem shumë keq. Për mua ligji është fundi, ajo që i vesh njerëzit është morali. Nuk mendoj që në aspektin fetar mund të shikohej kaq bardh e zi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në impaktin që japim tek njerëzit”, tha Durmishaj.
Top Channel