Dy automjete janë vjedhur natën e mbrëmshme në Lezhë.
Ato ndodheshin të parkuar vetëm 20 m larg njëra-tjetrës dhe së bashku me automjetin që ka sjellë hajdutët janë larguar përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Autoret kanë mundur të hapin shpejt dy automjetet, ndërsa një tjetër Range Rover ishte vjedhur pak ditë më parë po në qytetin e Lezhës. Policia e Lezhës po bashkëpunon edhe me atë të Shkodrës për të parë kamera të tjera përgjatë superstradës.
Hajdutet po gjurmojnë vetëm mjetet e reja Range Rover, të cilat në rastin e vjedhjes në Lezhë janë hapur dhe janë larguar për 30 sekonda. Autorët ishin dy, ndërsa një i tretë i priste me një tjetër automjet për t’u larguar nga Lezha. Ata kanë tentuar të humbin gjurmët duke përdorur rrugën e lagjes “Nënë Tereza”, për të kaluar në superstradën drejt Shkodrës. Policia dyshon se autorët kanë studiuar më parë zonën, ndaj dhe po shihen kamerat e sigurisë për të identifikuar hajdutët të cilët janë parë në kamerat e sigurisë duke hapur dhe vjedhur automjetet.
Top Channel