Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Qeveria ka marrë vendimin për të liruar nga kjo detyrë Suela Bedenin dhe për emëruar Blend Çobanin.
Vendimi i qeverisë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Top Channel