“Pse kërkova largimin nga Milani”, Romero: I lumtur që rikthehem në Spanjë

24/01/2024 20:44

Luka Romero do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit tek Almeria, ekipi që mbyll renditjen në La Liga. Argjentinasi u huazua nga Milani, skuadër ku nuk arriti të përfitonte shumë minuta.

Dua t’i jap një dorë Almerias me gjithçka mundem, do të përpiqem ta shijoj këtë aventurë. Jam i kënaqur që u riktheva në Spanjë. Kur luaja te Mallorca isha ende fëmijë.

Serie A? Futbolli italian është më i vështirë, në Spanjë luhet me shumë futboll. I jam mirënjohës Almerias për këtë mundësi. I kërkova Milanit të largohesha për të marrë më shumë minuta dhe për t’u ndjerë i rëndësishëm.

Bisedova me drejtuesit e Almerias dhe m’u duk si një vend i mirë për të vijuar karrierën. Mezi pres të luaj dhe të argëtohem”, u shpreh 19-vjeçari ofensiv.

I cili shpreson të luajë dhe shënojë tek Almeria. Dhe në verë do të rikthehet sërish në Milanello për të provuar shanset e tij te Milani.

Gjatë aventurës me kuqezinjtë e Piolit, Romero nisi vetëm një ndeshje si titullar (Kupa e Italisë), teksa përfitoi 156 minuta aktivizim në total mes kampionatit dhe Kupës.

Almeria renditet e fundit në kampionatin spanjoll, duke qenë për momentin plot 10 pikë larg zonës së shpëtimit./ Super Sport

Top Channel