“Prostitucioni nëpërmjet call centerave”/ Minorenet pre e shfrytëzimit, Softa: Vajzat dërgohen në hotelet e…

24/01/2024 18:07

Eksperti Fatjon Softa foli gjatë programit informativ “Breaking” në Top News për përhapjen e prostitucionit, teksa përmendi se kjo po ndodh tashmë me të miturat.

Softa u shpreh se policia ka kapur disa raste të ushtrimit të prostitucionit nëpërmjet call centerave, ku kanë qenë pjesë vajza nën moshën 18-vjeçare.

“Kur themi prostitucion, rëndohet kur themi që kemi të bëjmë me të mitura sepse prostitucioni ekziston në këtë vend, ekziston për shkak të shumë fakteve që mund t’i analizojmë, siç janë rastet e call centerave. Sa operacione janë kryer nga polica në Tiranë dhe vende të tjera që janë kapur në flagrancë për ushtrimin e prostitucionit nëpërmjet call centerave, hoteleve të ndryshme ose grupeve të tjera. Por këtu kemi të bëjmë me minorene, nën moshën 18-vjeçare, dhe shfrytëzimi i tyre në hotelet e zonës së Fushë-Krujës”, tha eksperti.

Teksa iu referua rastit të fundit të prostitucionit që u kap nga autoritetet ai tha se vajzat të cilat kryejnë këto veprime shprehen se e bëjnë me dëshirë të plotë, përkundrejt fitimit.

Softa theksoi se kjo ndodh për shkak të lëndëve narkotike që përdorin, të cilat i detyrojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale, me qëllim përfitimin.

“Këto tre minorene janë larguar nga banesat e tyre, dy prej tyre dyshohet se janë motra, dhe janë me tre persona që janë në kushtet që thonë se janë me shokë dhe shkojnë me vullnet të lirë. Po bëhen shumë raste që thonë që shkojnë me vullnet të lirë. Në të gjitha rastet dyshohet se vajzat, sidomos nën 18-vjeçare, injektojnë ose përdorin lëndët narkotike që i bëjnë dhe i detyrojnë të kryejnë këto marrëdhënie qoftë me vullnet ose jo, për ushtrim prostitucioni me qëllim përfitimi”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA