Një pastor dhe lider i një kishe online në SHBA akuzohet se ka vjedhur $1.3 milionë me anë të një skeme mashtrimi me kriptovalutat, por justifikohej para besimtarëve duke u thënë se “Zoti i udhëzoi ta bënin”.
Eli Regalado dhe bashkëshortja e tij Kaitlyn tregtonin kriptovalutën e tyre – të njohur si INDXcoin – për anëtarët e komuniteteve kristiane në Denver, Colorado.
Pas hetimeve të autoriteteve financiare në Colorado kuptohej se pastori u thoshte njerëzve se “Zoti na udhëzoi se njerëzit do të bëheshin të pasur nëse ai dhe gruaja e tij i investonin paratë.
Dyshja kishin mbledhur rreth $3.2 milionë nga pak më shumë se 300 individë, para se të depozitohej një ankesë në gjykatën e Denver ku thuhej se të paktën $1.3 milionë nga shuma kishin shkuar drejtpërdrejt në llogaritë e çiftit dhe ishin përdorur “për të mira të tyre personale”.
Çifti Regalados nuk kishin eksperiencë në kriptovaluta dhe audituesit përshkruan shpejt monedhën dixhitale ‘INDXcoin’ si të pasigurtë dhe të mbushur me probleme teknike, sipas deklaratës së zyrtarëve taksorë në Colorado.
Por megjthatë çifti Regalados vijonin të promovonin valutën me besimtarët e tyre duke e përshkruar si ‘me rrezik të ulët e fitim të madh’.
Por në ankesën e depozituar INDXcoin përshkruhej si ‘jo-likuide dhe praktikisht e pavlerë’.
Ndërsa çifti shpenzonin fitimet për stiline ekzagjeruar të jetesës, sipas raportimeve duke blerë një makinë Range Rover, bixhuteri e sende luksi, barka me qera dhe pushime dimërore, shkruan rrjeti NBC News.
Regalado pranoi më pas akuzat e përvetësimit të më shumë se $1.3 milionëve.
Në një video të postuar në një forum të INDXcoin pastori thotë: “Akuzat se unë e Kaitlyn kemi përvetësuar paratë 1.3 milionë, dua të them … janë në fakt të vërteta.
“Besoj se ato janë zbritur nga 3.4 milionët, por gjysmë milionë dollarë kanë shkuar për taksa ndërsa disa qindra mijëra dollarë shkuan për një rinovim të shtëpisë, që Zoti na udhëzoi të bënim”.
“Nuk dua të bëj lojra fjalësh … po ju them hapur atë që është, nuk është se i morëm 1 milionë dollarë dhe nisëm ta shpërdoronim si të çmendur”.
Pastori në faj shtonte më tej: “Ne po shkojmë në gjyq ku do të mbrohemi për akuzat, kemi të gjitha faturat për këtë, nuk themi se nuk e kemi bërë”.
“Ne u bazuam vetëm te fjala e Zotit dhe shitëm kriptovalutën pa siguri. Ndoshta Zoti bën një mrekulli në sektorin financiar”.
Top Channel