Është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale në Rrëshen.
Një 28-vjeçar është arrestuar në hyrje të qytetit të Rrëshenit i cili po ecte në këmbë, ku gjatë kontrollit në çantën e tij të shpinës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.
Gjatë kontrollit të banesës së 28-vjeçarit M.GJ banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi, iu gjet një armë zjarri Kallashnikov dhe municion luftarak, të cilët u sekuestruan në municionin luftarak.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel