“Nuk jam racë spiunësh”/ Çështja “Beleri”, degradon me ofendime debati në studio: Mashtrues me pagesë

24/01/2024 21:19

Debati mes të ftuarve në programin “Shqipëria Live” ka degraduar në ofendime ndaj njëti-tjetrit.

Debati kryesisht ka agravuar mes avokatit Romeo Kara dhe sekretari i OMONIAS Marin Suli, të cilët hodhën akuza.

Marin Suli e konsideroi avokatin gënjeshtar me pagesë, ndërsa ky i fundit kërkoi t’i sillte prova për këto akuza.

Debati i zhvilluar mes të ftuarve:

Kujtim Cakrani: Është alogjike dhe kushtetuese dhe ligjore. E kupton se çfarë po ndodh? E zhdukën, e kupton se çfarë po i bëjnë drejtësisë. Nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë në këtë vend. Çdokush që arrestohet e shpallin të fajshëm. Ky është problem shumë i madh. Unë jam për drejtësi, dhe djalli po të jetë atje. Jo Fredi Beleri që as e njoh fare dhe as dua ta njoh, por edhe djalli të jetë atje unë do ta mbroj.

Igli Çelmeta: Po, po mbroje…

Marin Suli: Nuk e di se si mund të ftoni një gazetar dhe avokat që ia fut kot dhe nuk citon një nen.

Arjon Muça: Jo këtë nuk mund ta thoni.

Romeo Kara: Do ta marrim tek ky lejen kur të vijmë këtu, kush je ti?!

Marin Suli: Fakti që ke mjekër dhe trash zërin nuk tregon që je trim dhe nuk më tremb mua.

Romeo Kara: Ti trash zërin edhe veten tënde se e ke bërë sa një fuçi, se po mendon se po më bën presion ky.

Marin Suli: Ligji lexohet, ti je gënjeshtar me pagesë. Nuk ka nevojë për mendim. Ti je gënjeshtar me pagesë.

Romeo Kara: Ti je mashtrues. Nxirr provat që kam marrë para.

Marin Suli: Nuk merrem me prova unë, nuk jam racë spiunësh. Kemi vuajtur nga spiunët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA