Gazetarja Dorjana Bezat, e ftuar në emisionin “Top Story”, zbuloi detaje të reja nga abuzimi i 42-vjeçarit Dervish Hasa ndaj një 16-vjeçareje.
Sipas Bezat, e mitura nisi raportin intim me mjekun kur mbushi 15 vjeçe, në shtëpinë e Hasës në zonën e Ali Demit. Më pas, e mitura dhe mjeku u martuan në një institucion fetar.
“Për gati një vit kishin shkëmbyer mesazhe e takime. Kur ajo bëri 15 vjeç, kryen raportin e parë seksual.
Mjeku jetonte në zonën e Ali Demit. Me dy prej zonjave jeton në të njëjtin shtëpi, me gruan e tretë takohej vazhdimisht. Martesa është bërë gjatë kohës që ata kanë konsoliduar marrëdhënien. Njohja ka nisur në shtëpi, ku ndodhej gjyshja”.
Gazetarja tha se në celularin e vajzës janë gjetur jo vetëm mesazhe, por edhe video nga marrëdhënia seksuale.
“Prindërit thonë se gjendja shëndetësore e vajzës i ka shqetësuar. Në celularin e vajzës, janë gjetur komunikimet me partnerit. Përveç mesazheve tepër erotike, është një video 2 minuta e 40 sekonda ku është filmua akti seksual mes vajzës dhe 42-vjeçarit”.
Top Channel