Pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e fruthit, edhe në vendin tonë janë konfirmuar 11 rastet e para.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj mëson se janë prekur 11 fëmijë, në Tiranë dhe Durrës.

Mjekët epidemiolog e cilësojnë si shpërthim të fruthit, pasi gjashtë fëmijë janë të afërm mes tyre, ndërsa të tjerët kanë pasur kontakte me ta. Fëmijët janë të moshave nga 1, në 7 vjeç.

9 fëmijë janë konfirmuar në laboratorin e Institutit të Shëndetit publik ndërsa dy të tjerë në një klinikë private.

Me shfaqjen e fruthit rritet rreziku i epidemisë se kësaj sëmundjeje që përhapet shumë shpejt në Tiranë , Durrës dhe Fier ku, është rritur numri i fëmijëve të pavaksinuara gjë të cilën e pranoi edhe drejtorja e IShp se vaksinimi me doze të parë ka zbritur  në 86%.

Por situata epidemiologjike duket se po rëndohet edhe më përsa kohë  qarkullon grip, covid e viroza të shumta. Madje shifrat që raportohen për për infeksione respiratorë në javën e tretë të vitit janë 17 mijë duke u afruara në limitet  kur epidemiologët mund të konsiderojnë epdiemi gripi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA