Fotot/ Trafikimi i armëve në Tiranë, si ranë në ‘grackë’ të arrestuarit! Dyshohet se i shërbenin grupeve kriminale

24/01/2024 11:12

Tre personat në foto janë të arrestuarit për trafikim armësh në Tiranë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se policia e zbuloi këtë rast të shitjes së armëve pasi ishte në ndjekje të një grupi shpërndarësish droge në zonën e Selitës në kryeqytet.

Robenc Caka bashkëpunonte me çiftin Mamica Korteshi dhe Florand Karenanin për shpërndarjen e kokainës dhe heroinës.

Kur agjentët e policisë ranë në gjurmë të tyre dhe donin të faktonin shpërndarjen e drogës, Robenc Caka i ofroi të infiltruarit dhe arme zjarri. Konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë me vlerë 1500 dhe 1200 euro.

Pas arrestimit, Rubenc Caka ka treguar se armët ua ka blerë Artan Sahqirit dhe Muharrem Begës.

Policia ka dyshime se këtë tregti armësh Caka e ka kryer dhe më herët për interes të një grupi kriminal që operon në zonën e Yzberishtit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA