22/12 22:33
Përforcimi i ri për Atleticon e Madridit e Diego Pablo Simeones mund të vijë nga Skocia.
Në fakt, sipas raportimeve të “SkySports UK”, drejtuesit e Colchoneros i kanë paraqitur ofertë zyrtare Celtic-ut për mesfushorin anglo-danez, Matt O’Riley.
Ky është një propozim huazimi me detyrim blerje për lojtarin e lindur në vitin 2000 i lidhur me Celtic-un deri në qershor 2027, me kontratën të nënshkruar shtatorin e kaluar pasi ai konsiderohet nga trajneri Brendan Rodgers si një element kyç i ekipit të tij.
Emri i O’Riley (23 vjeç) ka qenë gjithashtu i lidhur me klube të tjera evropiane si Girona dhe Interi në javët e fundit./ Super Sport
Top Channel