“Dua të jem në EURO 2024”, Bonucci: Gara Inter-Juve për titullin, e ngjashme me Fenerbahce-Galatasaray!

24/01/2024 09:43

Leonardo Bonucci ka dhënë së fundmi një intervistë për faqen zyrtare të klubit të tij të ri, Fenerbahces, ku u transferua këtë merkato.

Italiani e nisi intervistën e tij duke folur për ambiciet për kombëtaren, ndërsa shprehu dëshirën për të qenë në EURO 2024.

Synimi im është të jem atje në Euro 2024. Kam pasur një takim me Spallettin para transferimit. Nuk është një turne i lehtë. Ka kombe të forta, por ne jemi kampionë. Ne do të mbrojmë titullin, dua të jem atje me kombëtaren dhe do të jap maksimumin kur të jem atje”-tha Bonucci.

Ndërsa sa i përket garës Inter-Juve për titullin e Serie A, mbrojtësi e krahasoi me konkurrencën mes Fenerbahces dhe Galatasarayt në Turqi.

Rivaliteti ndërmjet Interit dhe Juventusit është i ngjashëm me atë midis Fenerbahces dhe Galatasarayt këtu. Kam takuar Calhanoglu. Ne folëm 2-3 muaj më parë. Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin. Juventusi mund të jetë pak më i avantazhuar sepse Interi luan edhe në Champions League. Besoj se ky duel do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit”-deklaroi Bonucci./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA