Banesa iu përfshi nga flakët teksa ishte në spital me djalin, kryefamiljarja: Gjithçka u shkrumbua, shtëpia nuk bëhet më

24/01/2024 21:37

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e para të mbrëmjes në lagjen Uznove, të qytetit të Beratit, ndërkohë që në banesë nuk ndodhej askush, për shkak se vetë kryefamiljarja, në momentin që ra zjarri, ndodhej në spitalin Rajonal, pasi po i jepej mjekim djalit të sëmurë.

Ishin komshinjtë e saj që pasi evidentuan se banesa kishte marr flakë, lajmëruan fillimisht zjarrfikësen dhe pronaren e banesës. Fatmirësisht forcat e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje, në momentet e para, duke evituar që zjarri të përfshinte dhe banesat e tjera që gjendeshin shumë pranë me njëra-tjetrës.

Sipas Kristina Kolës, në banesën e përfshirë nga flakët ka pasur dëme të mëdha materiale, ndërsa apelon që të merren masa për t’u dëmshpërblyer, për dëmet e shkaktuara nga flakët.

“Kam qenë në spital në ato momente kur më ka lajmëruar komshija, më ka thënë çfarë ke lënë ndezur. Kam lënë kondicionerin ndezur dhe kam qenë në spital me djalin, në momentin që më ka marrë komshija dhe me ka thënë që po bie flakë. Në atë kohë kam ardhur në shtëpi dhe ishte shkrumbuar gjithçka”, tregon Kristina Kola.

“Shumë shumë dëme të mëdha, përfshirë shtëpinë, që nuk bëhet më, është komplet shumë plaçkë që ka pasur brenda. Unë dua që të më vlerësohet dëmi që më është bërë, se nuk është një dëm i pakët është goxha dëm. Sepse atë kam skam ku fus kokën tjetër atë shtëpi kam”, tha ajo.

Pas shuarjes së flakëve në banesë mbërritën dhe ekspertët e policisë ku po bëjnë dhe këqyrjen e banesës për të kuptuar shkakun që banesa u përfshi nga flakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA