Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin po aplikojnë me formularin A1, për maturën shtetërore 2024.

Procesi në qytete të ndryshme ka data të ndryshme. Në Tiranë aplikimi filloi në datë 22 janar e mbyllet në datë 24 janar. I gjithë procesi në rang vendi mbyllet me qytetin e Kukësit më 7 shkurt. Këtu ndodhemi tek laboratori i Inteligjencës Artificiale i gjimnazit “Sami Frashëri”, në kryeqytet, ku rreth 400 maturantë janë duke aplikuar.

Procesi është një moment i rëndësishëm i Maturës Shtetërore, ata zgjedhin tre lëndët e detyruara dhe lëndët me zgjedhje, që sigurisht e kanë në varësi të drejtimit që do marrin në universitet. Janë disa lëndë me zgjedhje, tek ne lëndët që preferohen më shumë janë ekonomia, fizika kimia, biologjia. Edhe në varësi të preferencave që kanë, janë drejt mjekësisë, drejt shkencave ekzakte, drejt inxhinierive”, tha drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri”, Majlinda Ziu.

“Për të aplikuar është shumë e thjeshtë, si fillimi identifikohesh si qytetar në e-Albania, zgjedh shërbimin matura shtetërore, zgjedh formularin A1.  Nga pika 1-9 janë të plotësuara nga sistemi, më pas fillon plotësimi që bën maturanti. Pika 10 fillon me plotësimin nëse do të studiosh jashtë apo brenda vendit. Unë kam zgjedhur variantin e mjekësisë, prandaj dega më e afërt ishte biologjia. E kam vendosur goxha vonë, pasi kam qenë mes mjekësisë dhe arkitekturës, po zgjodha mjekësinë sepse është një degë shumë humane dhe shumë e bukur”, tha maturantja Juena Tahiri.

“Pasi aplikova më erdhi njoftimi ‘aplikimi juaj për maturën shtetërore u regjistrua, ju lutem paraqituni në shkollë për të përfunduar aplikimin. kam qenë në mëdyshje në një fare kohë, po biologjia më pëlqen më shumë dhe ndihem më e sigurt”, u shpreh maturantja Alesia Kavaja.

“Inxhinier softuerik. Është një profesion në zhvillim dhe paguhet më shumë nga të gjithë. Kjo ishte zgjedhja e parë, ky është pasioni im”, tha Idlir Sulaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA