Pastori Akil Pano, i ftuar në “Top Story”, solli në vëmendje hoxhën, i cili martoi mjekun Dervish Hasi me një të mitur.
Sipas Pastorit është e palogjikshme që një hoxhë të martohet me një të mitur, për me tepër që ka qenë i martuar.
Pano: Në dijeninë time, mosha e dakordësisë ka qenë 16 vjeç jo 14, ai ligj është ndryshuar në vitin 2017. Nuk e kuptoj arsyen e ligjvënësve për uljen e moshës. Nuk besoj se janë të interesuar në ç’virgjërimin e të miturve në Shqipëri.
Grida Duma: Nuk është kjo fryma e atij parlamenti shqiptar, jam e bindur.
Pano: Cila është arsyeja se Franca e ka 17 vjeç. Kemi përgatitur një projektligj për ndryshimin e moshës, duke e ngjitur në 17 vjeç. Nuk kemi të bëjmë me raportin mes një 14 vjeçareje dhe një 18 vjeçareje. Shoqet e klasës kur e kanë parë kanë menduar se është i ati, janë shumë vite diferencë mes të dyve
Dorjana Bezat: Nuk bënin takime publike. Ai e priste në shtëpi, ose e priste të futej në makinë, ishte manipulues.
Pano: Nuk arrij të kuptoj, idenë e një bekimi, po në fakt nuk është bekim por mallkim, ajo që hoxha paska bërë. Si mundet një person qqë përfaqëson Zotin, të lidh kurorë me një person që ka një kurorë të lidhur me dikë tejtër. Si mund të martohet dikush me dikë që është i martuar.
Top Channel