Tiranë/ I riu aksidentoi këmbësoren në lagjen “Ali Demi”, ndërron jetë pas disa ditësh 36-vjeçarja

23/01/2024 22:08
Foto ilustruese

Një 36-vjeçare, e cila u aksidentua më 14 janar të këtij viti në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra F. M., nuk ka arritur të mbijetojë.

Aksidenti ndodhi më 14.01.2024 rreth orës 23:00, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë” (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen 36-vjeçaren, banuese në Tiranë.

Mënjëherë pas ngjarjes ajo u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë një ditë më pas më 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit shoferit 22-vjeçar R. A., banues në Tiranë. Mbi të rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi i riu, nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA