Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon të shkëlqyer teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Xavi Alonso synon t’i japë fund dominimit të Bayern Munich në Bundesliga.
“Aspirinat”, udhëheqin kampionatin me shtatë pikë më tepër se bavarezët dhe në pjesën më vendimtare të sezonit, kanë si objektiv të pajisen më të gjitha “armët” për ta mbyllyr sezonin me sukses.
Te Leverkusen vuajnë dëmtimin e sulmuesit kryesor, Victor Boniface. Ky i fundit do të mungojë deri në muajin prill dhe drejtuesit kanë menduar ta zëvendësojnë me Borja Iglesias që vjen nga radhët e spanjollëve të Betis.
31-vjeçari do të transferohet në Gjermani falë formulës së huazimit me Leverkusen që ka të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit për shifrën e tetë milionë eurove. Në këtë sezon, Iglesias është aktivizuar në 11 ndeshje për Betis, por pa mundur ta gjejë rrugën e rrjetës duke u mjaftuar me vetëm një asist./ Super Sport
Top Channel