MotoGP në Le Mans/ Frikë për Marc Marquez në Garën Sprint, rrëzohet dhe pëson frakturë në këmbë, do të operohet
Valon Et’hemi do t’i bashkohet Sokol Cikalleshit te Konyaspor në Superligën turke.
Sulmuesi anësor do të kalojë në radhët e Konyaspor falë formulës së huazimit nga Istanbulspor, një operacion që pritet të kapë vlerën e 200 mijë eurove.
170 mijë është paga që Konyaspor do t’i paguajë 26-vjecarit ndërsa Et’hemi mund të përfitojë edhe 30 mijë të tjera në formën e bonuseve. Nëse Et’hemi ia del që të shkëlqejë në radhët e Konyaspor, atëherë këta të fundit kanë të drejtën për ta blerë kartonin e futbollistit shqiptar për shifrën e dy milionë eurove.
Kalimi te Konyaspor është një hap i rëndësishëm në karrierën e Et’hemi që prej disa vitesh po bën paraqitje mbi mesataren te Istanbulspor, pjesë e të cilës u bë në vitin 2021. Në këtë sezon, Et’hemi është aktivizuar në 16 ndeshje me Istanbulspor duke shënuar edhe një gol./Supersport
Top Channel