“Hezbollahu do të çarmatoset me mjete ushtarake dhe diplomatike”, Izraeli paralajmëron: Nëse Libani nuk përmbush detyrimet… 21/04 10:39
Një sulm me thikë ndodhi në rrugët e Stambollit, ku mbetën të plagosur 10 persona.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur autori kryen sulmin ndaj kalimtarëve.
Autori ka sulmuar me thikë kalimtarët, në zonën Esenyurt. Autori po lëvizte nëpër rrugë, e më pas ka nisur të qëllojë personat që i kanë dalë përpara.
Deri më tani raportohet për 10 të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e tyre nuk dihet ende.
Autori i sulmit ndodhet ende në arrati, teksa policia turke po vijon kërkimet. Sipas DHA, momenti i sulmit është filmuar nga një kamera sigurie në vendin e punës.
Top Channel