Prej më shumë se një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.
Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.
Gazetari i njohur Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP” i pari. Drini ka zbuluar arsyen e largimit të tij të papritur dhe lidhej me një emergjencë familjare, pikërisht me gjendjen shëndetësore të motrës së tij. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, moderatori ka zbuluar më tepër në “Big Brother Radio” program i Top Albania Radio.
“Kur Vëllai i Madh më thirri në dhomën e rrëfimit për të më treguar atë problem, unë kisha kohë që ta gjykoja. Isha mes dy botësh, dhe ti mendon nëse duhet të futesh në lojë apo të shkosh në jetën e vërtetë. Ju e dini tashmë se ku anon peshorja. Ishte më e fortë se unë. Sapo dola ato orët e para nuk e kam parë celularin, më pas shkova te motra për t’u kujdesur për të.
Më pas pashë një lumë të madh mesazhesh, njerëzit kishin kuriozitet rreth asaj se çfarë kishte ndodhur. Jemi mirë, ajo është mirë, ishte një eksperiencë e bukur. Kemi dhe një biletë kthimi… Çdo nënë ka dhemshuri. Edhe ajo ka një lloj shqetësimi, po të mos ma kishin thënë… Por ajo më njeh dhe e di që unë do e kisha vuajtur më shumë. Motra po kalonte një moment të vështirë. Lajmi nuk ishte prej saj, por prej mamasë time.
Lumturia është një gjë e vogël që shpeshherë na vjen dhuratë. Ne krijojmë situata pasigurish, na mërzisin të tjerët… Kam pasur luhatje, zhvendosje nga një vend pune në një tjetër. Hyrja në “BBV3”, do më sillte disa momente të lumtura…”, u shpreh moderatori.
Top Channel