
Big Brother ka marrë një vendim për të dënuar të gjithë banorët, për shkak se kanë thyer rregullat.
Në zarfin e kuq, Big Brother njoftoi të gjithë banorët të bëjnë gati valixhet, pasi kanë thyer rregullat e formatit, siç është mbajtja e syzeve në ambientet e brendshme, dëmtimi i mikrofonave, personifikimi i vëllait të madh, etj.
Vendimi se çfarë do të ndodhë, pritet të merret nesër.
“Banorë, në shtëpi janë thyer vazhdimisht rregullat e vëllait të madh si, pëshpëritja, mbajtja e syzeve, pëshpëritja në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë, personifikimi i vëllait të madh. Në mënyrë që publiku të respektohet, vëllai i madh është i detyruar, të marrë masa. Të gjithë duhet të bëni gati valixhet. Vendimi do të merret nesër”- thuhej në zarfin e kuq, që u lexua nga Romeo.
View this post on Instagram
Top Channel