Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, Artiol Abdullahut dhe Elton Kadrit, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Zejnullahu në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Është marrë vendimi ndaj tyre, tashmë iu është caktuar masa dhe janë dërguar në mbajtje”, tha ajo.
18-vjeçari Lulzim Zejnullahu vdiq të shtunën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga dytë mitur. Ndërkohë, lidhur me rastin të hënën ka mbajtur konferencë për media kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi tha se njëri prej dy sulmuesve të mitur që e rrahën për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu, është i dënuar me 3 vjet burgim për një rast të mëparshëm.
“Ndërsa i dyti, që është bashkëpjesëmarrës, që duket nga videot që u publikuan, nuk është që ka të hapur ndonjë rast nga organet e rendit”, tha ai.
Ai foli edhe për viktimën, për të cilin tha se qytetarët “thonë që ka qenë djalë i sjellshëm”.
Top Channel