Video/ Pamje spektakolare nga vullkani në Hawaii, lava ngrihet deri në 480 metra në ajër
Rreshterja amerikane Michelle Young, 34 vjeçare, raportohet se ka vrarë veten pas një postimi prekës për dirtëlindjen e 12-të të bijës së saj Gracie.
Ushtarakja që ishte dhe modele e njohur stërvitjeje e mirëqenieje në rrjet, besohet se ka vrarë veten disa ditë pas urimeve prekëse për të bijën në rrjetet sociale.
Kolegia e saj veterane e luftës në Afganistan, Sarah Maine, jepte lajmin duke shkruar: “Shoqja jonë e mirë dhe atletja Michelle nuk është më me ne pas vetëvrasjes”,
“Michelle ishte një shpirt i mrekullueshëm, shoqe e dashur, nënë, ushtare dhe provë se askush nuk i njeh problemet që mund të jetë duke kaluar dikush apo djajtë që mund të jetë duke luftuar”.
Ushtria ende nuk ka komentuar për shkaqet e mundshme të ngjarjes por një seri vetëvrasjesh të ushtarakëve amerikanë janë raportuar rregullisht nga mediat, të lidhura kryesisht me abuzime fizike apo seksuale mes rradhëve të efektivëve.
Bija e Young, Maine shkruante se nëna ishte e gjithë jeta e saj. Në urimet që Young bënte për ditëlindjen e të bijës, e ndjera shkruante në rrjetin: “Gëzuar ditëlindjes vajzës më të ëmbël që kam njohur, vajzës më të fortë, të zgjuar, punëtore e inteligjente, pjesa më e bukur e jetës time ishte të isha nëna jote”.
Lajmi i vdekjes soli reagime të shumta nga miqtë e Young, e cila kishte shërbyer dy misione në Afganistan, i fundit në 2011. “Michelle ishte si një fëmijë për mua. Në flisnim shpesh për bijat tona dhe sesa ngjajnë ato me njëra tjetrën,” shkruante mikja Brianna Hasan.
E përditshmja DailyStar inkurajon njerëzit me mendime vetëvrasjeje të kërkojnë ndihmë te miqtë e familjarët ose te linjat e posaçme telefonike në vendet e tyre, si për shembull në Britani: Samaritans 116 123, email [email protected].
Top Channel