Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP 3”, Klodian Duro, që u skualifikua pr shkak të deklaratës së patolerueshme për dhunën, mohon të ketë konsumuar alkool gjatë asaj mbrëmjeje në shtëpi.

Sipas tij, komentet ku tregonte se ka dhunuar gruan, ishin ironi. “Në asnjë moment nuk kam pirë raki”, tha ai.

“Unë po bëja aty brenda lojën time. Por, kjo ishte një shaka, që pavarësisht tensionit dhe gjithçkaje aty, me atë fjalë ironie, nuk duhet të kishte ndodhur.

Situatat ata percipitojnë shumë shpejt, të mbarosh Prime-n, të ulesh… dhe këtu ka qenë edhe ajo pjesa. Darka ishte servirur nga restoranti që pjesë të menusë kishte edhe rakinë, por unë në asnjë moment nuk kam konsumuar raki. Nëse e vini re, ato janë gota uji, sepse në të gjithë jetën time të përditshme, rakia nuk është pjesë e menusë sime dhe nuk ka qenë kurrë. Fatmirësisht, jeta që kam më ka bërë të shijoj pije të tjera të ndryshme, por jo rakinë.

Kjo është e gjitha. Aty ishte batuta që të gjithë mund të bëjnë për të kthyer një përgjigje indirekte dikujt, që bën rolin e budallaqes, sikur unë nuk dija gjë se çfarë po ndodhte aty”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA