“Kurti shkaktoi incident, iku nga Samiti”, Kryeziu replikë me Nurellarin: Jemi kundër Ballkanit të Hapur

22/01/2024 21:45

Adri Nurellari është përplasur ashpër me deputeten e Vetëvendosjes Arbëresh Kryeziu sa i përket samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup të mbajtur ditën e sotme.

Ndërsa Kryeziu e konsideroi pozitive përmirësimin e raporteve mes Ramës dhe Kurtit, pavarësisht se mungoi një agjendë e përbashkët mes dy vendeve, Nurellari ka vënë në dukje se Kurti shkaktoi një incident duke folur kundër “Ballkanit të Hapur” dhe më pas larguar nga Samiti.

Në kundërpërgjigje, Kryeziu ka argumentuar se Kosova është kundër Ballkanit të Hapur dhe se nuk u nevoitet tjetër proces përveçëse atij të Berlinit.

Pjesë nga biseda:

Kryeziu: Nëse dikush e sheh që po ndryshon raporti mes dy kryeministrave shqiptarë për mirë, mendoj se duhet të gëzoheshim pavarësisht përkatësisë politike sepse ky është një lajm i mirë. Unë kam përcjellë takimet e sotme në Shkup dhe uroj që ky komunikim të vazhdojë edhe më tutje. Vetëm duke qenë ne të bashkuar dhe përkrahur njëri-tjetrin do të ecim para.

Duma: Si do ta zhvillojnë strategjinë e tyre në samit?

Kryeziu: Se di nuk kam informacion për këtë. Nisur nga zhvillimet e sotme, më lë të dyshoj se mund të ketë një agjendë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës sepse kam parë nga fundi i ditës që është nënshkruar një marrëveshje mes tre shteteve pa marrë pjesë Kosova sepse ne jemi kundër Ballkanit të Hapur.

Duma: Çfarë kushte të mirë për Kosovën konkretisht?

Kryeziu: Kushdo shtet i BE që do të pengojë pavarësinë e Kosovës do të penalizohet. Kjo ishte goditëse për Serbinë sepse sjellja e saj na mbanë të penguar. Jam e lumtur me deklaratën e ambasadorit amerikan.

Jemi paraqitur mirë, le të japim planet tona.

Adri Nurellari: Ne patëm një përplasje shumë të madhe Kurti foli ashpër kundër Ballkanit të Hapur dhe u largua nga Samiti…

Kryeziu: Ne nuk kemi nevojë që të hyjmë në një tjetër proces, kur jemi pjesë e një procesi transparent sikurse është procesi i Berlinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA