Një grua, e cila pretendon të jetë vajza e legjendës së futbollit Pelé, i cili vdiq në vitin 2022, ka zbuluar se i ka kërkuar një gjykate në Sao Paulo që të zhvarroset trupi i tij pasi testi i parë i ADN-së doli negativ.
“Unë nuk e bëj për para, nuk ka dallim që unë të jem vajza e Pelesë apo e dikujt tjetër që nuk ka para”, tha Maria do Socorro Azevedo, 60 vjeçe, për Record TV.
Sipas gruas, nëna e saj, tashmë e ndjerë, pati një takim romantik me “Mbretin” në São Luis, kryeqytet i shtetit të Maranhãos, por kurrë nuk i tha atij se kishte mbetur shtatzënë.
Edson Arantes do Nascimento, i cili vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 82-vjeçare, më 29 dhjetor 2022, kishte përmendur në testament mundësinë e një vajze tjetër dhe kishte vendosur t’i nënshtrohej një testi të ADN-së, por ai vdiq para se të mund të bëhej dilnin rezultatet./SuperSport
Top Channel