Kyle Walker rikthehet në qendër të thashethemeve.
“The Sun”, të cilës Supers zbulon se mbrojtësi i Manchester City-t ka pasur, përveç gruas së tij Annie Kilner dhe të dashurës Lauryn Goodman, një të dashur të dytë.
Marrëdhënia e fshehë daton në periudhën 2019-2021. Të dy u takuan në një klub nate. Identiteti i gruas nuk është bërë i ditur, por tabloidi në fjalë shkruan për “një modele misterioze”.
Pas skandalit që u shfaq javët e fundit, Walker u zhvendos i vetëm në një apartament me vlerë qiraje pothuajse 10,000 £ në muaj në Hale, Cheshire.
Një burim i afërt me futbollistin thotë për “The Sun”: “Kyle-t po i hiqet maska e mashtrimit. Por është e pabesueshme ku gjen forcën për të luajtur me gjithçka që bën jashtë fushës”.
Top Channel