Dalja e papritur e Drini Zeqos nga Big Brother bëri jo pak bujë, ndërsa shumë ndjekës të formatit kërkojnë rikthimin e tij.

I ftuar sot në “Shqipëria Live”, Drini Zeqo thotë se pas daljes ka vënë re disa sjellje të gabuara të tij brenda shtëpisë, si përshembull që nuk ishte shumë i ashpër me disa personazhe. Ndër të tjera, Drini tha se Heidi i mungon shumë.

“Unë nuk kam mësuar gjë, dhe ata që janë futur më vonë se unë nuk kanë fituar ndonjë terren. Ka disa gabime ne sjelljen, duhet të isha më i ashpër me disa personazhe. Me Ilnisën kam qenë më i butë seç duhej.

Njihemi prej vitesh me Ilnisën, por nuk jemi miq. Brenda shtëpisë do ndryshoja. Heidi më mungon shumë. Ajo është nga kto natyrat solare dhe shumë e sinqertë, po e shijon bukur.”-u shpreh Drini Zeqo në Shqipëria Live.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA