Ish-futbollisti Klodian Duro mohon lajmet se është dënuar për dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Duro tregoi versionin e tij, duke theksuar se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj nënës së vajzës.
“Për pjesën e divorcit im, unë nuk kam bërë asnjë ditë burg, nuk kam qenë i dënuar. Por, normalisht që kur ndodh një divorc, një urdhër për të ruajtur këtë dhunën ndaj grave, normalisht që çdo grua mund të marrë një urdhër mbrojtjeje. Por, unë kam pasur edhe biznes, duhet të shkoja dhe të shikoja hapat e biznesit, kemi qenë në kohë pandemia kur nuk lejohej të dilje nga shtëpia. Ishin disa thyerje të rregullores së asaj kohe, të cilat u vërtetuan lehtësisht që unë nuk kam vuajtur asnjë ditë burg. Unë nuk kisha folur kurrë dhe nuk u kam kthyer përgjigje”.
Ish-futbollisti iu drejtua Roza Latit dhe të gjithë personave që sipas tij, “flasin pa ditur të vërtetën”.
“Me daljen time, nuk kisha mundësi që të flisja brenda. Ne jemi një vend që ecim me fjalë, me thashetheme, por pa ditur vërtetësinë. Nëse ajo (Roza Lati) e di që unë paskam rrahur bashkëshorten, ku ka qenë dhe me çfarë sysh e ka parë. Por kjo është e vërtetueshme lehtësisht. Ish-bashkëshortja është aty, bashkë me vajzën, edhe ajo mund ta vërtetojë që gjatë gjithë jetesës sonë, nuk kemi pasur shenja dhune”.
Mesazhin kundër dhunës, kërkon ta përcjellë te publiku.
“Uroj që kjo të jetë në të gjithë shoqërinë shqiptare, sepse gruaja për mua është një nga qeniet më të forta në planet. Kjo ishte e gjithë e vërteta. Meritoni ndërhyri sepse dinte gjithçka. E dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Unë e injoroja çdo ditë”.
Top Channel