“Moti i keq mobilizon ARRSH, 1500 punonjës të OSSH në terren”/ Rama apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet e panevojshme, deri në…

20/01/2024 16:41

Moti i keq ka paralizuar veriun e vendit, ndërsa një prej bashkive, ajo e Fushë Arrëzit, ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka njoftuar marrjen e masave nga instancat shtetërore për përballimin e situatës. Sipas kryeministrit, mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

Ndërkaq, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës.

“Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit. Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”– shkruan Rama.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA