Momentet e fundit të të riut që u vra nga tigri 200 kg, pasi hyri në zonën e predatorit në kopshtin zoologjik (video)

20/01/2024 16:37

Vijay, tigri i rrallë shtatë-vjeçar i ngjarjes, shikoi në sy viktimën e tij për më shumë se 10 minuta, para se ta vriste para vizitorëve të shokuar të kopshtit ne Indi.

I riu që ishte i fiksuar me tigrit dhe sipas raportimeve me probleme të shëndetit mendor, u vra nga felini gjigant pasi hyri brenda zonës së tij për të qëndruar pranë.

Maqsood Khan kërceu brenda ndarjes së tigrit në kopshtin zoologjik të New Dehli megjithë paralajmërimet dhe tentativat e sigurisë për ta ndaluar. Vizitorët e shokuar regjistruan incidentin me celularët e tyre kur 22-vjeçari u vendos fytyrë më fytyrë me tigrin shtatë vjeçar Vijay.

Pamjet drithëruese tregojnë sesi Vijay shikon duke qëndruar para të huajit në zonën e tij për një kohë të gjatë.

Por kur vizitorë të tjerë nisin të ulërasin nga paniku dhe nisin të qëllojnë me gurë e sende drejt tij, kafsha kap Khan nga fyti dhe e tërheq duke e vrarë.

Dëshmitarët tregonin për skena tmerri teksa Khan ishte kapur në nofullat e tigrit.

“Teksa tigri afrohej ai dukej se lutej, dhe tigri e shikonte nga afër për rreth 15 minuta”.

Por gjatë kësaj kohe zyrtarët kishin tringëlluar alarmin dhe thirrur grupe emergjence.

Zyrtarët thanë me pas se kishin gjetur më pas trupin e copëtuar të Khan.

Në kohën e ngjarjes në 2014, zëdhënësi i kopshteve zoologjike të Indisë, Riyaz Ahmed Khan tha: “Megjithë paralajmërimet që të mos afrohej, ai kaloi gardhin dhe u hodh rreth 5 metra poshtë në ndarjen e kafshës së kopshtit”.

FOTO GALERI
1/3
Vijay, tigri i rrallë shtatë-vjeçar i ngjarjes, shikoi në sy viktimën e tij për më shumë se 10 minuta, para se ta vriste para vizitorëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA