Perisiç rikthehet në Kroaci, zbulohen detajet e marrëveshjes

19/01/2024 19:17

Ivan Perisiç rikthehet pas 17 vitesh në Kroaci. Mesfushori i njohur kroat është prezantuar zyrtarisht te klubi i Hajdukut të Splitit, aty ku u rrit dhe formua si futbollist, para se të niste rrugëtimin e shkëlqyer në futbollin europian, i cili zgjati për plot 17 vite.

Futbollisti 35-vjeçar është transferuar te Hajduku i Splitit në formë huazimi nga Tottenhami dhe do të luajë në kampionatin kroat deri në fund të sezonit, teksa do të mbajë veshur fanellën me numrin e tij të preferuar, 4, mbi shpinë.

Perisic do të ketë kështu mundësinë të luajë për herë të parë në kampionatin kroat të futbollit, duke qenë se me skuadrën e parë të Hajdukut të Splitit pati luajtur vetëm një ndeshje miqësore, para se të largohej drejt francezëve të Socheaux.

Më pas nisi rrugëtimi te Roeselaere, Club Brugge, Borussia Dortmund, Wolfsburg, Inter, Bayern Mynih e Tottenham. Pikërisht me zikaltrit e Milanos, Perisiç ka luajtur më gjatë dhe numëron plot 254 ndeshje dhe 55 gola të shënuar në 6 sezone./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA