Përplasja mes demokratëve në Komisionin e Medias ishte një kurth i përgatitur nga Partia Socialiste, sipas deputetit Ervin Salianji.
I ftuar në “Top Story”, deputeti u shpreh se përplasja mes Gazment Bardhit e Flamur Nokës me Flutura Açkën, nuk ishte normale.
“Aty kanë folur palët. Është turp të instrumentalizosh këtë situatë. Kam parë sot protestë të demokrateve, disa zonjave që kanë kontribuar në PD, që thanë pse prekët gratë etj etj. Kjo skenë nuk është normale, nuk hyn te skenat e pranueshme, nuk bëhet në situatë normale. Unë e kam mike zonjën Açka. Ka një vendimmarrje politike ndërkohë nga Grupi Parlamentar që thotë se do të pamundësojmë seancë normale. Kur ajo ndodh me përfaqësues të mazhorancës, padiskutim që do të ndodhë me çdo përfaqësues”.
Nëse do të isha në atë situatë, do të shmangia përplasjen, shtoi demokrati.
“Nuk lejohet që kamerat e mediave të hyjnë në komisione. Këtu kishte një parapërgatitje, kishin futur kamerat, një parapërgatitje solemne për të bërë një sherr mes demokratësh. Mund të shmangej ajo përplasja. Po të isha unë, nuk do të kisha bërë atë përplasje, do ta fokusoja te PS. Por, kjo nuk shmang që këtu nuk kishte një grackë”.
Top Channel