Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se përhapja e epidemisë së fruthit po ecën me ritme të shpejta në Mbretërinë e Bashkuar.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani ka bërë thirrje se personat e prekur me fruth duhet të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Shifrat zyrtare tregojnë se ka pasur 216 raste të konfirmuara që nga tetori i vitit të kaluar ku 80% e rasteve u identifikuan në Birmingham, nisur nga fëmijë të moshës 10 vjeç.
Jenny Harries, mjeke britanike e Shëndetit Publik ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar duhet të ndryshojë tendencën në rënie të vaksinimit në të gjithë vendin.
“Mjekët kanë punuar gjatë gjithë kohës në përpjekje për të kontrolluar shpërthimin e virusit, por me marrjen e vaksinave në disa komunitete, tani ekziston një rrezik shumë i madh për të parë përhapjen e virusit në qytete të tjera”.
“Fëmijët që preken nga fruthi mund të jenë shumë të dobët dhe prandaj mënyra më e mirë që prindrwit duhet të bëjnë për të mbrojtur fëmijët e tyre nga fruthi është vaksina MMR. Dy doza të kësaj vaksine japin mbrojtje gjatë gjithë jetës”, përfundoi mjekja.
Ekspertët gjithashtu tregojnë se epidemia e fruthit mund të përhapet shumë më lehtë tek fëmijët e pavaksinuar, veçanërisht në çerdhe dhe shkolla ku rastet më të rënda mund të çojnë deri në vdekje.
Top Channel