Në temën e Top Story, kushtuar Reformës Zgjedhore, Grida Duma tha se është ende pjesë e Komisionit, pasi ende nuk ia kanë hequr emrin, edhe pse ka kaluar një vit që kur ajo dha dorëheqjen, si deputete.
Gazetari Ilir Babaramo, u shpreh se reforma zgjedhore u bë pa një konsensus nga palët.
Babaramo: Është vetëm një rast në 33 vjet pluralizëm është rasti i dytë, ku bëhet reforma pa konsensusin e palëve. Ka ndodhur për zgjedhjet e 26 majit në 96’.
Grida: Çfarë synojnë palët?
Babaramo: Rama do përpiqet të thotë që po ngre një komision, do punojmë dhe nuk ndryshon asgjë. Nëse i jep pak dinjitet Bashës do shkojë te skenari tjetër. Do pranojë listat e sistemit proporcional kombëtar dhe do t’i marrin primin, që partia e parë që del në zgjedhje merr 20 mandate.
Grida: Kjo është informacion që qarkullon apo?
Babaramo: Ti si ish-anëtare e Komisionit..
Grida: Jam anëtare te ai Komision akoma. Pra kaq parlamentarizëm institucional është sa një deputet që ka dhënë dorëheqjen është akoma në komision, sepse nuk prekin atë që është “hot potato”.
Babaramo: Nëse e lejon që të zvarritet kjo histori ose i jep primin Ramës, është gozhda e fundit në arkivol.
Top Channel