Mërtiri në “Top Story”: Ramës nuk i duhet sistemi Prim/ Kundërshton Salianji: I duhet për të kapur 84 votat, do të detyrohet të ulet me Lulin

18/01/2024 23:05

Analisti Ergys Mërtiri deklaroi në “Top Story” se Ramës nuk i duhet sistemi Prim për të qëndruar në qeveri, por kjo gjë u kundërshtua nga deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Ky u fundit tha se kryeministrit do t’i duhen 84 votat, për këtë arsye do të ulet me Lulzim Bashën për të bërë konsensus. Salianji shtoi se nëse nuk arrin shumicën e votave nuk bën dot zgjedhje sepse janë antikushtetuese.

Ergys Mërtiri: Rama nuk ka nevojë për këta sepse ka kodin më të mirë elektoral. Nuk i duhet Primi (sistemi Prim).

Ilir Babaramo: Sistemi Prim… Partia e parë që del në zgjedhje merr mandate shtesë nga lista për të bërë qeverinë për të rritur numrin në 51 përqind të deputetëve në parlament.

Ergys Mërtiri: Nuk i duhet sepse me sistemin që ka ai ka shmangur koalicionet. Ti nuk bashkon dot për të qenë grup. Rama më këtë kod që kemi…

Artur Zheji: Këtë analizë e bën opozita. Rama nuk do komisionin se do pushtetet kush është ai politikan që nuk do të gjitha pushtetet.

Ergys Mërtiri: Nuk i duhet.

Artur Zheji: Opozita duhet ta ketë këtë, Rama është i keq ne jemi të mirë.

Ergys Mërtiri: Edhe tani Rama edhe 48 përqind është kryeministër.

Ervin Salianji: Ja pse i duhet Primi, edhe pse e përdor shtetin dhe administratën dhe nuk e mori shumicën, ja përse duhet primi. Kushtetuta thotë neni 64, Gjykata Kushtetuese në fillim përfitojnë ata që kanë marrë numër më të lartë votash. Do të thotë se me këtë kod zgjedhor nuk bën dot zgjedhje sepse janë antikushtetuese. Nuk bëhet dhe do detyrohet të ulet. Nuk bën dot 84 vota. Do ti duhet Luli për të bërë sistemin zgjedhor.

Ergys Mërtiri: Unë po them të merremi vesh.

Ervin Salianji: Ky nen që lexova që e garanton kushtetuta bie ndesh, që i bën zgjedhjet antikushtetuese në të ardhmen. Për shkak të vendimin të Gjykatës Kushtetuese, Rama është i detyruar të arrijë 84 votat. S’ka zgjedhje nëse nuk kap votat. Nëse ti nuk ke mundësi për të bërë zgjedhje je i detyruar të bësh konsensus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA