Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Linjat Japan Airlines kanë emëruar për herë të parë një grua si presidente, që është diçka e rrallë për një kompani madhore japoneze.
Mitsuko Tottori kishte nisur punë në kompani si stjuardesë në vitin 1985, para se të ngjiste shkallët e karrierës.
Ajo tha se rritja në detyre do të inkurajonte të tjera gra për të avancuar dhe kërkuar të drejtat e avancimit në detyrë.
Zonjusha Tottori zëvendëson presidentin aktual Yuji Akasaka prej 1 prillit qe vjen, teksa ky i fundit do të zëvendësojë Yoshiharu Ueki si kryetar i kompanisë së linjave ajrore që është dhe vendi më i lartë si zyrtar.
Emërimet vijnë një javë pasi një avion i Japan Airlines u përplas me një avion më të vogël të rojës bregdetare japoneze, pranë aerorportit Haneda Airport.
Por mrekullisht evakuimi i shpejtë bëri që të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit të pasagjerëve të shpëtonin. Ndërsa gjashtë persona në avionin e rojës bregdetare tragjikisht humbën jetën.
Këtë muaj Joanna Geraghty u emëruar si drejtore ekzekutive e linjave amerkane JetBlue Airways, duke u bërë e para me këtë rol në vend.
Top Channel