Një postim i fundit në rrjetin Reddit ka tërhequr vëmendjen e publikut teksa një burrë shpjegon se përse po divorcon gruan e 20 viteve, për arsye të diçkaje që ajo ‘kishte bërë’ kur ata ishin në marrëdhënie në distancë.
Ai shkruante: “Ne ishim në marrëdhënie në distancë për dy vitet e para të universitetit. Unë isha në shkollë në një qytet tjetër dhe më pas në të njëjtin qytet, dhe pas kësaj kemi jetuar së bashku. U martuam verën që mbarova universitetin”, thuhet në postimin që është bërë viral prej 7 janarit.
Por vetëm kohët e fundit burri kishte mësuar për gjëra që kishin ndodhur gjatë dy viteve që ata ishin në distancë. Ai shpjegonte se kjo ndodhi gjatë një darke me shokë të vjetër te universitetit, ku gruaja nuk donte të pranonte se ishte në një lidhje me bashkëshortin në kohën e studimeve.
“Shoqja e saj e vjetër komentonte se ishte diçka e çmendur që ishim njohur që në shkollë, gjatë viteve ‘të çmendura’ në universitet, dhe që përsëri përfunduam së bashku. Unë nuk e dhashë veten dhe thashë se ‘nuk e di sesa të çmednura’ kanë qenë vitet e saj në universitet”, shkruan bashkëshorti i zemëruar.
Më pas shoqja e vjetër e gruas e kishte marrë mënjanë për t’i thënë se duhet të bënte “një bisedë të sinqertë me gruan” për ato që kishin ndodhur kur ajo ishte në marrëdhënien në distancë me të.
Ai shton më tej se kur të dy ishin vetëm bashkëshortja fillimisht kishte tentuar të shmangte bisedën derisa më pas kishte pranuar “të vërtetën”, por nuk tregoi se cila ishte natyra e “gabimit”.
Top Channel