Shpërthim në zyrën e kompanisë izraelite në portin e Pireut, gjenden fletushka “Palestina e Lirë”

17/01/2024 21:31
Foto ilustruese

Disa dëme relativisht të vogla u shkaktuan sot në zyrën e një firme te njohur izraelite transporti në Pire, ku sulmuesit kishin shpërndarë gjithashtu fletushka me mbishkrimet “Palestina e Lirë”

Një mjet i improvizuar eksploziv ka shpërthyer në zyrat e kompanisë izraelite të transporteve ‘Zim’, nga më të mëdha për transportin e konteinerëve në Izrael, njoftonte policia vendase.

Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme të vogla në qytetin port të Pireut por jo plagosje, thanë zyrtarët, ndërsa sulmuesit kishin lënë gjithashtu fletushka me mbishkrimet “Palestina e Lirë” në vendin e ngjarjes. Ata nuk dhanë informacione të mëtejshme por thanë se po hetojnë për zbulimin e autorëve.

Që prej nisjes së konfliktit brutal Izrael-Hamas, kompania Zim është shënjestruar disa herë nga protestues pro-Palestinë në porte të ndryshme të botës, nga protestues kundër ofensivës izraelite në Gaza ku janë vrarë më shumë se 24 mijë palestinezë dhe banesat e qytetit janë rrafshuar nga bombardimet.

Izraeli thotë se po kundërpërgjigjet ndaj sulmit të 7 tetorit nga Hamas brenda Izraelit ku raportohet se u vranë mbi 1000 izraelitë.

Muajin e kaluar Malajzia ka ndaluar anijet me flamur izraelit të ndalojnë në portet e saj në protestë ndaj bombardimeve dhe operacionit ushtarak izraelit në Gaza, për të cilin thotë se shkel “parimet bazë humanitare.”

FOTO GALERI
3/3
Foto ilustruese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA