Thatësira në parkun kombëtar Hwange në Zimbabve besohet si shkaku i shumicës së vdekjve, edhe pse ekspertët e botës së egër nuk mund të japin shpjegimin e saj të ngjarjeve të vrazhda.
Ata shtojnë se nëse koha e nxehtë dhe e thatë vazhdon, mund të sjellë të tjera ngjarje të ngjashme, ashtu si dhe gjuetia ilegale.
Elefantët kanë ngordhur në periudhën nga gushti deri në nëntor në parkun e gjerë natyror rreth 15 000 km katrorë, ku jetojnë elefantë të rrezikuar, bufalo, gjirafa, luanë, gepardë e specie të tjera. Të paktën gjashtë elefantë të gjetur të vdekur në periferi të parkut, dyshohet se kanë ngordhur nga gjuetia e jashtëligjshme.
Zyrtarët thonin se shumica e elefantëve “kishin ngordhur nga thatësira”.
“Sipas rezultateve që kemi kryer ata kanë vdekur nga uria dhe ishin në fakt vetëm 50m deri në 100m nga burimet e ujit”, tha zëdhënsi Tinashe Farawo.
Zyrtarët thanë se veterinerët ende po punojnë për zbulimin e shkaqeve të sakta, ndërsa në një pjese të kufomave ishin prerë dhëmbet e fildishit, që sugjeronte si arsye gjuetinë ilegale.
Nick Long, patrullues kundër gjuetisë së jashtëligjshme në parkun e Hwange, konfirmonte se ka “ka një rritje në të gjithë vendin të gjuetisë së kafshëve të egra për mishin ose pjesë të tjera me vlerë”.
“Me rritjen e inflacionit dhe krizën dhe është rritur dhe numri i gjuetarëve të paligjshëm zonë Victoria Falls. Që prej verës kemi qenë në ndjekje të gjuetarëve të paligjshëm”, shtoi ai.
P[or gjithsesi zyrtarët e Zimparks thonë se janë nën kontroll të situatës së gjuetisë së jashtëligjshme në bashkëpunim me policinë patrullat e shpeshta që organizojnë në park, shkruan TheGuardian.
Top Channel