Koreja e Veriut rrit rrogat, por vetëm për pagesa elektronike dhe shtim kontrolli ndaj popullatës

17/01/2024 21:53

Pagesat me karta plastike do të thotë se tregjet dhe klientët informalë mund të vuajnë me shume.

Me premtimin e rritjes së rrogave administrata komuniste e Kim Yong Un po tenton të largojë blerësit nga tregjet lokale dhe ndoshta disi më shumë se kaq, thonin së fundmi rezidentët për rrjetin Radio Free Asia.

Një rritje e vogël rrogash që nisi muajin që shkoi për punonjësit e industrive kryesore, duket se përshtatet me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë, të cilat janë të racionuara dhe jo të gjindshme për të gjithë popullatën.

Por një rezidenti provincës veriore Ryanggang tha për ‘RFA Korean’ në kushte anonimati, se pagat e rritura paguhen vetëm në karta që njerëzit mund t’i përdorin në dyqanet dhe stabilimentet e miratuara nga qeveria.

Lëvizja është e ngjashme me një nxitje që po shihet dhe në botën perëndimore dhe duket se ka si objektiv shtimin e kontrollit të transaksioneve në bizneset qeveritare si dhe shtimin e kontrollit të lëvizjes dhe aktivitetit të qytetarëve.

“Pagesat e shtuara bëhen vetëm në karta elektronike që lëshohen nga banka qendrore”, tha rezidenti anonim.

“Idea është që të mos shkosh në treg, por të përdorësh vetëm dyqanet qeveritare apo magazinat qeveritare të drithit”, shtoi ai.

“Në këto dyqane nuk ka produkte, përveç orizit dhe misrit në magazina. Unë duhet të shkoj në treg për të blerë rroba që më bëjnë ose ushqimet që dua të konsumoj”, shton ai.

Tregjet e mallrave në Korenë e Veriut kanë mallra të sjella kontrabandë nga Kina ose të vjedhura nga ushtria, shkruajnë mediat, ndërsa rritja e rrogave përsëri nuk sjell mjaftueshëm të ardhura për të jetuar normalisht.

Por duke paguar punonjësit me karta bankare qeveria merr një pjesë të biznesit nga tregjet e pavarura  vëçanërisht kur paratë dixhitale të bëhen më të pranueshme, tha një ekspert nga  Ryanggang për rrjetin RFA.

“Nuk ka shumë gjëra që mund të blihen me kartë pagese por ka të bëjë me përhapjen e këtij sistemi pagesash që në të ardhmen do të vërshojë paratë drejt bankave”, shtoi ai.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA