Ushtria amerikane nis sulm ndaj objektivit Houthi në Jemen, shënjestra raketat balistike

16/01/2024 17:23

Ushtria amerikane ka kryer një sulm të ri në Jemen, lajm që u konfirmua nga dy zyrtarë amerikanë për Reuters.

Sulmet kishin në shënjestër katër raketa balistike kundër anijeve në një pjesë të vendit të kontrolluar nga Houthi.

Ky është veprimi më i fundit kundër grupit të mbështetur nga Irani, pas sulmeve të këtyre të fundit ndaj anijeve detare nëDetin e Kuq.

SHBA dhe Britania e Madhe nisën sulme ndaj objektivave Houthi në vend në fund të javës së kaluar.

Top Channel