Pikat e karikimit Tesla në Chicago, të mbushura me ‘makina të vdekura’ nga i ftohti në SHBA (fotot)

16/01/2024 17:27

Pronarë të trishtuar të makinave elektrike Tesla në zonën e Chicago, SHBA shiheshin duke tentuar me dëshpërim të karikonin automjetet e tyre pa shumë rezultat, teksa stuhia e të ftohtit ka përfshirë zonat qendrore e perëndimore të vendit.

Pikat e karikimit duket se po kthehen në varreza makinash ditët e fundit teksa temperaturat kanë rënë deri në -10 gradë, raporton rrjeti Fox Business.

“Nuk merr asgjë, akoma zero përqind,” thotë shoferi Tyler Beard, i cili përpiqet të karikojë makinë e tij Tesla në Oak Brook, Illinois.

Beard dhe pronarë të tjerë makinash Tesla ankohen se mjetet nuk marrin karikim prej motit të ftohtë dhe se duhet t’i braktisin aty, shkruan rrjeti FoxNews.

“Këto janë vetëm një masë robotësh të vdekur,” tha një prej shoferëve.

Kevin Sumrak tregonte për rrjetin Fox se kishte ardhur të dielën në aeroportin e Chicago dhe makina e tij Tesla nuk ndizej. Ai ishte detyruar të ngrinte makinën në karroatrec për ta cuar në pikën e karikimit.

Ekspertët thonë se moti i ftohtë mund të ndikojë në aftësinë e mjeteve elektrike për t’u karikuar si duhet.

“Nuk është thjesht puna të fusësh në prizë, bateria kërkon parakushtet e saj që do të thotë se nevojitet një temperature optimale për të pranuar karikimin e shpejtë”, tha Mark Bilek i grupit the Chicago Auto Trade Association.

FOX Business ka tentuar të kontaktojë me Tesla për çeshtjen por nuk ka marrë përgjigje.

FOTO GALERI
1/3
Ekspertët thonë se moti i ftohtë mund të ndihkojë në aftësinë e mjeteve elektrike për t’u karikuar si duhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA