I shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje kanabisi, arrestohet një 33-vjeçar në Tiranë

16/01/2024 10:27

Një 33-vjeçar nga Tirana i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje kanabisi është vënë në pranga.

Roland Lamuça, 33 vjeç u lokalizua dhe u kap në Sharrë. Ai është i dënuam me 3 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel