Shpërthimin e një nate më parë në veri të Mitrovicës, politikania e njohur serbe në Kosovë, Rada Trajkovic, e sheh si mesazh se serbët e veriut se mund të pësojnë të njëjtin fat si Oliver Ivanovici.

Ish-kreu i serbëve të Kosovës u qëllua me 4 plumba në gjoks 16 janarin e vitit 2018, teksa hynte në zyrën e partisë së tij në Mitrovicën veriore. “Në fakt, ky është një mesazh. Kur shteti nuk punon për diçka, që në këtë rast është gjendja e sigurisë në veri, kjo ka ndikim shumë të madh te qytetarët. Shteti vazhdon të lejojë dominimin e njerëzve nga ato qarqe që kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit, dhe ky lloj lajmi, nuk është surprizë për mua.

Është një mesazh, para se gjithash për serbët e veriut, që nënkupton se “ne jemi këtu, dhe nëse nuk jeni besnik në nivelin e duhur, atëherë mund t`ju ndodhë e njëjta gjë si Ivanovicit”, është shprehur ajo. Trajkovic nënvizoi më tej se ekziston një dokument i ardhur nga administrate amerikane, që tregon përfshirjen e Milan Radoiçicit, i cili është nën hetim aktualisht për sulmin e Banjskës, dhe Zvonko Veselinovicit, sic pretendon ajo. “Ata janë shënjuar në listën e zezë të përfshirjes së organizimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit. Në listën e zezë nuk përfshihen njerëzit më kot, pa pasur dëshmi apo prova materiale. Veselinovic dhe Radoiçic janë njerëz të besuar të qeverisë serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçic, e ata po  fitojnë dhe projektet më fitimprurëse e janë bërë milionerë”, theksoi politikania.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA