Tabelat me sens të theksuar humori nga bota, që kanë ndaluar shpesh kalimtarët për të qeshur (fotogaleri)

15/01/2024 15:54

Disa tabela zbavitëse nga bota anglishtfolëse janë bërë të famshëm në rrjet për sensin e tyre të humorit pasi kalimtarët kanë ndaluar për t’i fotografuar dhe më pas shpërndarë në rrjet.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbledhur një koleksion interesant tabelash, njoftimesh apo pankarata të mëdha, të publikuara nga rrjeti Bored Panda.

Në një prej tyre në SHBA njerëzve u sugjerohet “të mos tentojnë të hidhen me parashutë nëse nuk ia dalin që me tentativën e parë”.

Në një tjetër shoferët paralajmërohen të bëjnë kujdes se në rrugë  kalojnë ‘zombi me celular’ , duke iu referuar me tallje njerëzve që nuk shikojnë rrugën ku kalojnë teksa shikojnë ekranin.

Tjetërkund në një pikë karburanti në Texas, kërkohet ‘dikush të heqë prizën e Shteteve të Bashkuara dhe t’i vërë përsëri në prizë’, duke iu referuar një ‘ristarti’ të kompjuterit.

Në një librari universiteti i kërkohet vizitorëve të mos konsumojnë ushqim brenda ambjenteve, në një mënyrë mjaft kreative.

Galeria u publikua nga Daily Mail.

FOTO GALERI
1/9
Njerëzve u sugjerohet me shaka “të mos tentojnë të hidhen me parashutë nëse nuk ia dalin që me tentativën e parë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA